Vendim i KPK-së Nr: 237 datë 12.02.2020
Subjekti i rivlerësimit: Z. Adnand Xhelili, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Është vendosur shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit.
Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.
KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Adnand Xhelili, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 237, datë 12.2.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Adnand Xhelili, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Për emërimin si Prokuror Z. Florian Boriçi dhe cajtimin e tij si Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë
Për emërimin si Prokuror Z. Gëzim Spahiu dhe caktimin e tij si Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
Për emërimin si Prokuror Z. Ledion Tema dhe caktimin e tij si Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat