Vendim nr.53 i KLP-së datë 01.04.2019
Për caktimin e Z.Arben Dyla në funksionin e drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, përkohësisht nga data 01.04.2019-31.06.2019
Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.
Për caktimin e Z.Arben Dyla në funksionin e drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, përkohësisht nga data 01.04.2019-31.06.2019
Për caktimin e Znj.Violeta Shkurta në funksionin e drejtueses në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, përkohësisht nga data 01.04.2019-31.06.2019
Për deklarimin e mbarimit të statusit, për shkak dorëheqje, të magjistratit z.Ardian Nezha, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë
Subjekti i rivlerësimit: Z. Ylli Dhimitri, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.
Me vendimin nr. ***, datë 12.4.2017, Prokurori i Përgjithshëm, ka vendosur të deklarojë
mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, të
prokurorit në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, z. Ylli Dhimitri.
KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Ylli Dhimitri,
prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, pa një vendim
përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë
i pamundur.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 16.04.2019.
Subjekti i rivlerësimit: Z. Petrit Qerimi, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.
Me vendimin nr. ***, datë 03.09.2018, Prokurori i Përgjithshëm, ka vendosur të
deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për
pension, të prokurorit në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, z. Petrit Qerimi.
KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Petrit Qerimi,
prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, pa një vendim
përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë
i pamundur.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 17.04.2019.
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Fiqirete Mullaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Me vendimin nr. 2, datë 18.01.2018, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka vendosur të deklarojë
mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë
01.01.2018, të gjyqtares Gjykatës së Apelit Tiranë, znj. Fiqirete Mullaj.
KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për znj. Fiqirete Mullaj, me
funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, pa një vendim përfundimtar të çështjes,
për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 16.04.2019.