Ardit Mustafaj

Emër Mbiemër
Ardit Mustafaj
Data e emërimit fillestar
1996-02-08
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
• 21.09.2022 - aktualisht - Gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (rikthyer në detyrë nga KPA).
• 05.03.2020 - 21.09.2022 - Gjyqtar i pezulluar ex lege nga detyra, për shkak të shkarkimit nga KPK. Në pritje të vendimit të KPA, pas ankimit të vendimit të KPK nga subjekti i rivlerësimit.
• 18.12.2019 - 05.03.2020 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
• 23.12.2003- 18.12.2019 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
• 27.11.2000 - 23.12.2003 - Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
• 29.06.1999 - 27.11.2000 - Kryetar i komanduar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
• 08.02.1996 - 29.06.1999 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Delvinë.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
•17.11.2017 - Përfunduar Doktoraturën pranë Universitetit të Tiranës.
• 07.07.1995 - Cikli 4 vjecar, Drejtësi, Universiteti i Tiranës.

Punime Shkencore
- Disertacion për mbrojtjen e gradës shkencore "Doktor", me temë: "Studim Juridiko-Penal dhe Kriminologjik i Kriminalitetit në sferën Ekonomiko-Financiare", mbrojtur pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPA, konfirmuar në detyrë pas ankimit të subjektit të rivlerësimit ndaj vendimit Nr.245/2020 të KPK-së për shkarkim nga detyra.

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së Nr. 245, datë 05.03.2020, për shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Ardit Mustafaj, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit Nr. 245, datë 5.3.2020, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit z. Ardit Mustafaj.
- Vendim i KPA-së nr. 34, datë 21.09.2022, ku është vendosur: Ndryshimi i vendimit Nr. 245/2020 të KPK-së dhe konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit z. Ardit Mustafaj.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
• 2007 - 2009 - Vlerësuar "Shumë mirë"
• 2005 - 2006 - Vlerësuar "Shumë mirë"

Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,