Ervin Pupe

Emër Mbiemër
Ervin Pupe
Data e emërimit fillestar
2020-03-10
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me dekretin nr. 11453, datë 11.03.2020 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
- Me dekretin nr.11453, datë 11.03.2020, Presidenti i Republikës e emëroi Z. PUPE, Gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga rradhët e juristëve të spikatur.
2007 - mars 2020 - Avokat si dhe ka qënë disa herë ekpert i së drejtës brenda dhe jashtë vendit i kontraktuar nga organizma si Instituti Europian i Tiranës, Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE), ICSID - International Centre for Settlement of Investment Disputes, ABA ROLI (American Bar Association – Initiative Rule of Law).
shtator 2013 - mars 2020 - Drejtues i Shkollës së Avokatisë pranë Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë.
Pas vitit 2013 - Pedagog në dispozicion në lëndën e së Drejtës Civile (detyrime) në programin e trajnimit fillestar dhe ekpert ligjor në programin e trajnimit vazhdues për magjistratë, pranë Shkollës së Magjistraturës.
shkurt 1996 - Emërohet pedagog me kohë të plotë, pranë Departamentit të së Drejtës Civile në Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës, si lektor/bashkëlektor në lëndët “E Drejta Private e Bashkimit Europian” dhe “E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave”.
1995 - Jurist pranë Drejtorisë Juridike të ish-Ministrisë së Punës dhe Emigracionit.
>
Arsimi dhe Doktoratura ose Master
2015 - Titullin shkencor “Profesor i asociuar”.
2009 - Gradën shkencore “Doktor” në shkencat juridike në profilin e së Drejtës Civile.
2003-2005 - Studime Pasuniversitare në të Drejtën Europiane pranë I.E.U.G të Universitetit të Gjenevës (Zvicër).
2001-2003 - Studimet Pasuniversitare në fushën e së drejtës civile në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
1991-1995 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Punime Shkencore
• Është autor i disa përmbledhjeve e cikleve të leksioneve në fushën e së drejtës kontraktore, të së drejtës civile të krahasuar, të së drejtës së Bashkimit Evropian, etj., autor i disa shkrimeve në revista shkencore kombëtare e ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrës e referues në shumë konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.
• Po kështu ai është autor, bashkëautor, apo redaktor shkencor në disa raporte ekspertize ligjore si dhe në manuale profesionale në fushën e profesionit të avokatit.

______________________________

1. Punim në kuadër të studimeve pasuniversitare Master “Regjimi juridik i sendeve në një vështrim krahasues”, publikuar në vitin 2003, Tiranë.
2. Punim në kuadër të marrjes së Diplomës d’Etudes Approfondies (DEA) en Etudes Europeennes, Orientation “Institution, Droit et Societes” : “Droit a la vie” publikuar në vitin 2005, Geneve.
3. Shkrim shkencor tema : “Mjetet proceduriale të mbrojtjes të së drejtës subjektive, në rrugë gjyqësore”, publikuar në Revistën Shkencore të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, nr. 1, viti 2008.
4. Shkrim shkencor tema “Tradita dhe sistemet ligjore të së drejtës civile përballë traditës dhe sistemeve ligjore të së drejtës zakonore. Dallueshmëria ndërmjet këtyre dy grup konceptesh themelore, nën një vështrim krahasues”, publikuar në Revistën Shkencore të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, nr. 2, viti 2008.
5. Punim në kuadër të mbrojtjes së gradës shkencore “Doktor në shkencat juridike” me temë “Kontrata e qirasë në legjislacionin shqiptar”, në vitin 2008, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
6. DISPENCË “E Drejta e krahasuar Civile”, (cikël leksionesh për studentët e drejtësisë), publikuar për përdorim falas për studentët në vitin 2006, Tiranë.
7. DISPENCË “ Hyrje në të drejtën e Bashkimit Europian”, (cikël leksionesh për studentët e drejtësisë) publikuar për përdorim falas për studentët në vitin 2007, Tiranë.
8. Punim shkencor me temë : “On the approximation of the Albanian Legislation to European Union legal frameëork on copyright and certain related rights (comparative perspective)
Referim/Prezantim në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare - Tirana International Conference on Callenges of Integration in European Union, 6-7 Maj 2010.
9. Punim shkencor me temë : “Subjektet e kontratës Leasing” bashkëautorësi (Ervin Pupe & Ylli Pjetërnikaj), publikuar në Revistën Juridike të Shkollës së Magjistraturës, Jeta Juridike nr. 3 shtator 2011.
10. Punim shkencor me temë : “Mbi kontratat atipike/hibride në legjislacionin shqiptar. Disa shembuj konkretë” bashkëautorësi (Ervin Pupe & Kestrin Katro) Referim/Prezantim në Konferencën Shkencore Kombëtare – Universiteti i Tiranës, 12 dhjetor 2011, Tiranë.
11. Punim shkencor me temë : “Aplikimi i ligjit të falimentimit dhe konsolidimi i tij” bashkëautorësi (Ervin Pupe & Kestrin Katro); Referim/Prezantim në Konferencën Shkencore Kombëtare të organizuar nga Albanian University dhe Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 8 maj 2012, Tiranë.
12. Punim shkencor me temë : “Theoreatical-practical approaches related to binding, execution, termination or rescission of concession” bashkëautorësi (Ervin Pupe & Kestrin Katro) Pjesmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare - International Conference on toward future sustainable development organizuar nga Universiteti “Lugij Gurakuqi” Shkodër 16 -17 nëntor 2012.
13. Punim shkencor me temë : “Concession contract in Albanian legislation, element and characteristics” bashkëautorësi (Ervin Pupe & Kestrin Katro) Referim/Prezantim në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare - International Conference on toëard future sustainable development organizuar nga Universiteti “Lugij Gurakuqi” Shkodër 16 -17 nëntor 2012.
14. Punim shkencor me temë : “Noteria, juridiksioni i ardhshëm i çeljes së trashëgimisë, disa nga problematikat kryesore” Referim/Prezantim në Konferencën Shkencore Kombëtare me tematikë “Private Law in 100 years of Albanian State” 10 dhjetor 2012, Tiranë.
15. Punim shkencor me temë : “The role of unifying judgements of the supreme court. A judicial practice in progress or regress?” Bashkëautorësi Ervin Pupe & Entela Prifti; Referim/Prezantim në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me tematikë : “100 years of Justice and Doctrine”, 9 maj 2013 Tiranë.
16. Punim shkencor me temë : “Dritë-hihet e sistemit të paraburgimit në vitin 2012: Cilat masa nevojiten për të ecur përpara”, Referim/Prezantim në Konferencën Kombëtare më 21 maj 2013 Tiranë, prezantimi i raportit të monitorimit të vitit 2012 : Aspekte të të Drejtave të Njeriut në Institucionet e Paraburgimit.
17. Punim shkencor me temë : “What compatibility between the standarts on unidroit convention on international financial rent and the Albanian law on the financial leasing”; Referim/Prezantim në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” ICRAE 2013 Shkodër 24-25 maj 2013.
18. Punim shkencor me temë : “Raporti i Monitorimit i vitit 2013: Aspekte të të drejtave të njeriut në sistemin e paraburgimeve në vend”, Referim/Prezantim në Konferencën Kombëtare më 28 shkurt 2014 Tiranë, “Monitorimi i sistemit të paraburgimit në Shqipëri përgjatë vitit 2013 : Gjetjet dhe rekomandimet për nxitjen e ndryshimeve”.
19. Punim shkencor me temë : “Fyerja apo shpifja nga gazetarët dhe botuesit e shkrimeve të tyre: përgjegjësia civile e tyre përtej përgjegjësisë penale”, Bashkëautorësi Ervin Pupe & Altin Shkurti, Referim/Prezantim në Koferencën Kombëtare me tematikë : “The state, society and law Regional Coorporation, organizuar nga Universiteti "Aleksander Moisiu" dhe "Albanian University" 23-24 maj 2014, Tiranë.
20. Punim shkencor me temë : “Mbi Statusin Juridik të Vendimeve të Komitetit Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Avokatisë: Vendime këto me natyrë administrative apo vendime me natyrë civile ?” Bashkëautorësi Ervin Pupe & Eriona Katro; Referim/Prezantim në Koferencën Ndërkombëtare me tematikë : “Devepolments and new approaches in public law”, organizuar nga Universiteti i Tiranës- Fakulteti i Drejtësise dhe Università del 3 Salento, Tiranë më 17 Nëntor 2017. Shkrimi eshte botuar ne Proceeding Book te konferences, me ISBN 978-9928-131-73-7.
21. Punim shkencor me temë : “The Competition Authority in Albania”, Bashkëautorësi Ervin Pupe & Eriona Katro; Referim/Prezantim në Koferencën Ndërkombëtare me tematikë : “Devepolments and neë approaches in public laë”, organizuar nga Universiteti i Tiranës- Fakulteti i Drejtësise dhe Università del Salento, Tiranë më 17 Nëntor 2017.
22. Punim shkencor me temë : “Analizë krahasuese në lidhje me transkiptimin dhe regjistrimin e akteve e titujve të pronësisë, referuar dispozitae të Kodit Civil Italian dhe atij Shqiptar”, Bashkëautorësi Donald Xibraku & Ervin Pupe; Referim/Prezantim në Koferencën e 7-të Ndërkombëtare për Biznesin, Teknologjinë dhe Inovacionin, organizuar nga UBT Kosovë, 26-28 tetor 2018 Prishtinë.
23. Punim shkencor me temë : “Kontratat e panegociushme” publikuar në revistën periodike AVOKATIA nr. 32, shtator 2019.


Kualifikime te veçanta
1. “Kontrata e qirasë financiare. Ligji i veçantë dhe Kodi Civil” Lektor/Ekspert Trajnues Ervin Pupe. Seminar trajnim vazhdues me gjyqtarë dhe prokurorë, Shkolla e Magjistraturës, 12-13 mars 2012 Tiranë.
2. “Kontratat e reja. Ligji i Koncensionit, kontratat administrative” Bashkëlektor/Ekspert bashkëtrajnues Vangjel Kosta dhe Ervin Pupe. Seminar trajnim vazhdues me gjyqtarë dhe prokurorë, Shkolla e Magjistraturës, 18 qershor 2012 Tiranë.
3. “Organizimi i Trajnimit Fillestar dhe Vazhdues dhe përdorimi i Metodave të Reja Trajnuese në Shkollën e Avokatisë” Mbajtur në Koferencën e rradhës organizuar nga PECO, CCBE në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, me temë : “Vlerat themelore të profesionit ligjor dhe mekanizmat e zbatimit” 30 shtator 2016 Tiranë.
4. “E drejta e pronës në këndvështrimin e jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe problematika e legjislacionit dhe praktikës vendase” në kuadër të trajnimit vazhdues me avokatët në detyrë Bashkëlektor/Ekspert të fushës Ervin Pupe & Genti Sinani Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe Këshilli i Europës, 9 korrik 2018 Tiranë.
5. “Profesionistët e përmbarimit – vector besimi!” Mbajtur në Koferencën Ndërkombëtare me temë : “Ekzekutimi i vendimeve të gjyqësorit : Garanci për një ekonomi efikase”, organizuar nga Chambre Nationale de Hussiers de Justice, Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, Dhoma e Përmbaruesve Gjyqësor privat etj. 26-27 dhjetor 2017 Tiranë.
6. “Barra dhe të drejtat reale. Karakteristikat e tyre. Klasifikimi i tyre. Uzufrukti, mënyrat e krijimit të tij. Objekti, të drejta dhe detyrimet e uzufruktarit dhe të pronarit të zhveshur. Përdorimi dhe banimi. Servitutet. Parimet themelore të krijimit të servituteve. Klasifikimi i servituteve. Servitutet detyruese dhe servitutet vullnetare. Ushtrimi i servituteve”. Bashkëlektor/ bashkëtrajnues Ervin Pupe & Altin Shkurti Seminar trajnim vazhdues me gjyqtarë dhe prokurorë, Shkolla e Magjistraturës, 15-16 prill 2019 Tiranë.
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu, këtu, këtu, këtu,