Ilir Panda

Emër Mbiemër
Ilir Panda
Data e emërimit fillestar
2020-03-11
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Zëvendës Kryetar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.
Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me dekretin nr. 11454, datë 11 Mars 2020, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
16.11.2023 - aktualisht - Zëvendës Kryetar i Gjykatës së Lartë.
11.03.2020 - aktualisht - Anëtar i Gjykatës së Lartë.
2003 - 2007 - Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
2002 - 2007 - Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë.
1999 - 2000 - Ministër i Drejtësisë.
• Z. Ilir Panda ka qenë, gjithashtu, Këshilltar Ligjor i Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë, ekspert lokal i Unicef, ekspert i Këshillit të Evropës dhe i organizatave të tjera ndërkombëtare.
• Ka punuar në disa sektorë të drejtësisë, duke filluar në organet e ndjekjes penale, në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si avokat, si pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë.
• Ka qenë anëtar i Këshillit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, anëtar i Këshillit Drejtues të “Intesa Sanpaolo Bank Albania” dhe anëtar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv.



Arsimi dhe Doktoratura ose Master
• Është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1986, si dhe ka kryer disa kualifikime pasuniversitare të organizuara nga institucione shqiptare, evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
• Mban gradën shkencore “Doktor”.


Punime Shkencore
1. Procedura Penale. Komentar (Botim në gjuhën shqipe); bashkëautorësi me Halim Islami dhe Artan Hoxha.
2. Criminal Procedure. Commentary (Procedura Penale. Komentar (Botim në gjuhën angleze) bashkëautorësi me Halim Islami dhe Artan Hoxha.
3. Organizimi Gjyqësor në lëndën penale në Republikën e Shqipërisë. Libër monografik.
4. Të drejtat e personave të arrestuar, të ndaluar apo të shoqëruar dhe respektimi i tyre nga policia e shtetit. Manual trajnimi. Tiranë 2014, Instituti Europian i Tiranës; Bashkëautorësi me Tedi Mana.
5. Raporti mbi Studimin e Përqasjes së Legjislacionit Shqiptar me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Tiranë, Qershor 2003, Botim i Komisionit Europian dhe Ministria e Drejtësisë. 6. Sistemi Sportiv. Tekst Universitar. Botimet Dudaj, Tiranë 2019; Bashkëautorësi me Prof. Dr. Artan Shyti.
7. Rruga e “gjatë” dhe e “mundimshme” e vendimit nga shpallja deri në dorëzimin e tij”. Botuar në Revistën “Jeta Juridike” nr. 1, Mars 2015, botim i Shkollës së Magjistraturës, Tiranë. ( The “long” and “difficult” way of the decision from notification up to handling (Botuar edhe në gjuhën angleze).
8. “Aspekte të jurisprudencës kushtetuese për çështjen e pakicave”. Botuar në Revistën Gjeopolitika”, nr. VIII, 2013, botim i Institutit Kërkimor Shkencor “Barleti”, Tiranë.
9. “Vendi dhe roli i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që nga Kushtetuta e vitit 1998. Përgjegjësia për të ndërtuar një gjyqësor të përgjegjshëm e të pavarur”. Botuar në Revistën “Mendimi” (Studime në Jurisprudencë dhe Ekonomi) nr. 1, viti 2013.
10. “Aspekte aktuale të pushtetit gjyqësor në Shqipëri dhe të perspektivës integruese”. Botuar në Revistën “Gjeopolitika”, nr. VIII, 2012, botim i Institutit Kërkimor Shkencor “Barleti”, Tiranë.
11. “Roli dhe pozita e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në drejtimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Botuar në Revistën “CONSTITUTIO”, nr. 1/12, prill 2012, botim i Institutit për Studime Kushtetuese dhe Parlamentare, Prishtinë, Republika e Kosovës.
12. “Aspekte aktuale të pushtetit gjyqësor në Shqipëri dhe të perspektivës integruese”. Botuar në Revistën “Gjeopolitika”, nr. VIII, 2012, botim i Institutit Kërkimor Shkencor “Barleti”, Tiranë.
13. “Organizimi gjyqësor sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës”. Botuar në revistën “Gjeopolitika”, nr. IV, viti 2010.
14. “Kushtetuta e Republikës së Kosovës në një vështrim krahasues”, parashtrim i librit të Prof. Luan Omarit. Botuar në Revistën “Gjeopolitika”, nr. IV, viti 2010, botim i Institutit Kërkimor Shkencor “Barleti”, Tiranë.
15. “Reforma gjyqësore në Shqipëri”, në “Sigma”, botim i Bashkimit Evropian, Bruksel, shkurt 2005.
16. “Aspekte të organizimit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në Konferencën Rajonale për punën e Sistemit gjyqësor, Prishtinë, Republika e Kosovës, prill 2003.
17. “Gjykimet e posaçme”. Botuar në Revistën “Trajtime Juridike”, botim i Fondacionit “Danida”, Tiranë 2002.
18. “Aspekte të reformës në drejtësi”. Botuar në Revistën “Klinika”, botim i Fondacionit “Klinika e Ligjit”, Tiranë, 2002.
19. “Teknikat hetimore në krimet e vrasjes dhe veprimet e subjekteve procedural të ndjekjes penale gjatë hetimit të tyre”. Botuar në Revistën Shkencore të Shkollës së Magjistraturës, “Jeta juridike”, nr.1, Qershor 2002, Rubrika “Artikuj teorike”.
20. “Krimi dhe drejtësia, përballja me ndryshimet në shekullin e XXI”, referim i mbajtur në Kongresin e 10-të të Kombeve të Bashkuara “Për parandalimin e krimeve dhe trajtimin e viktimave”, prill 2000, Vjenë, Austri.
21. “Çështja e dënimit me vdekje”. Botuar në Revistën Shkencore të Departamentit të Shkencave Juridike, të Universitetit të Triestes, “Quderni del Dipartimento di Scienze Giuridiche”, nr. 4, viti 1999, fq. 191-195.

Kualifikime te veçanta
Vendime të Institucioneve të kualifikimit
Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.
CV
Shkarko CV Ilir Panda
Dokumenta te tjera
  1. Vendim i KLGJ-së nr.256, datë 12.11.2019 “Për kualifikimin e kandidatit jogjyqtar z. {...} dhe vijimin e procedurës së përzgjedhjes për emërim si gjyqtar në Gjykatën e Lartë”.
  2. Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor datë 27.02.2020.
  3. Vendim i KLGJ-së nr.112, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatit z.{…}”.
  4. Lista e dokumentave të paraqitura nga kandidati z. Ilir Panda për efekt të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur (e drejta penale) për emërimin në Gjykatën e Lartë.
  5. Njoftim për Median i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë datë 16.11.2023.
  6. Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 11454, datë 11.3.2020 "Për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë".
  7. Vendim i KLGJ-së nr. 112, datë 27.02.2020.
  8. Lista e dokumenteve të paraqitura nga kandidati z. Ilir Panda për efekt të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur (e drejta administrative) për emërimin në Gjykatën e Lartë, publikuar nga KLGJ në 14 Janar 2020, rubrika PUBLIKIME.
  9. Vendim i KED-së nr. 8, datë 10.05.2019, "Për përfundimin e procedurës së verifikimit te kandidaturës së Zotit Ilir Panda, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese".
  10. Vendim i KED-së nr. 9, datë 10.05.2019 "Për përfundimin e procedurës së verifikimit te kandidaturës së Zotit Ilir Panda, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese".
  11. Vendim i KED-së nr.10, datë 10.05.2019 "Për përfundimin e procedurës së verifikimit të kandidaturës së Zotit Ilir Panda, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese".
  12. Vendim i KED-së nr.11, datë 10.05.2019 "Për përfundimin e procedurës së verifikimit te kandidaturës së Zotit Ilir Panda, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese".
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu, këtu,