Albana Boksi

Emër Mbiemër
Albana Boksi
Data e emërimit fillestar
2000-10-02
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Anëtare e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me dekretin nr. 12031, datë 19.03.2021 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
19.03.2021 - aktualisht - Gjyqtare në Gjykatën e Lartë .
• 01.01.2023 - 31.12.2023 - Anëtare Zëvendësuese e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) 2023.
18.12.2019 - 19.03.2021 - Gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
11.10.2019-11.10.2024- Këshilltare për Etikën në Këshillin e Lartë Gjyqësor, pa u shkëputur nga ushtrimi i detyrës së gjyqtarit.
2014-18.12.2019 - Gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
06.05.2011-28.05.2014- Pedagoge e brendshme në Shkollën e Magjistraturës.
28.02.2006-28.05.2014- Gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.
02.10.2001-28.02.2006- Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
15.09.2000-02.10.2001- Stazh profesional pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

• Znj. Boksi një eksperiencë të pasur në fushën e mësimdhënies në disa universitete publike dhe private. Ka marrë pjesë në shumë aktivitete kombëtare e ndërkombëtare në fushën e së drejtës.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
10.09.2011- Master Shkencor në të Drejtën Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
1998 - 2001 Shkolla e Magjistraturës.
1993 - 1997-Cikli 4 vjeçar, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Punime Shkencore
Është bashkëautore në disa botime e studime si:“Manual i Etikës Gjyqësore”, “E drejta për akses në gjykatë në çështjet civile”, si edhe pjesë e grupit të ekspertëve në hartimin e Komentarit Elektronik të Kodit të Procedurës Penale.

Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr.135, datë 05.04.2019 - Subjekti i rivlerësimit: Znj. Albana Boksi, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.
- Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 135, datë 5.4.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Albana Boksi.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
2005-2006 - Vlerësuar "Shumë mirë".
2007-2009 - Vlerësuar "Shumë mirë".

Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.
CV
Shkarko CV Albana Boksi
Dokumenta te tjera
  1. Dekret nr. 12031, datë 19.03.2021 i Presidentit të Republikës “Për Emërimin e Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë”.
  2. Prezantim i znj.Albana Boksi në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë.
  3. Skeda e pasurisë së znj. Albana Boksi, publikuar nga Reporter.al.
  4. Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  5. Njoftim për shtyp i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  6. Rezultat i Shortit të hedhur për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) 2023.
  7. Vendim i KPK-së Nr: 135 datë 05.04.2019 - Subjekti i rivlerësimit: Znj. Albana Boksi, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.
  8. Mosankim i vendimit nr. 135, datë 5.4.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Albana Boksi.
  9. Njoftim për shtyp, datë 18 Dhjetor 2019 (Këshilli i Lartë Gjyqësor).
  10. Vendim i KLGJ-së nr. 208, datë 11.10.2019 "Për Caktimin e një Gjyqtari në Pozicionin e Këshilltarit për Etikën në Këshillin e Lartë Gjyqësor".
  11. Vendim i KLGJ-së nr. 151, datë 06.05.2020 "Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionet e lira të shpallura me vendimin nr.82, datë 26.02.2020 dhe vendimin nr.85, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor".
  12. Lista me emra të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të Gjykatave të Apelit dhe gjyqtarëve të Gjykatave Administrative, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për t'u përfshire në shortin për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dërguar Presidentit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, datë 15.11.2019.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,