Asim Vokshi

Emër Mbiemër
Asim Vokshi
Data e emërimit fillestar
2005-10-03
Pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale
Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, emëruar me Dekretin nr.13188, datë 29.07.2021 "Për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë" të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Përvoja profesionale pozicione të mëparshme
29.07.2021 - aktualisht - Anëtar i Gjykatës së Lartë.
2020 - aktualisht - Pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës.
08.11.2016 - 29.07.2021 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
09.09.2020 - 09.09.2023 - Anëtar i Kolegjit Zgjedhor.
06.11.2006 - 08.11.2016 - Gjyqtar pranë Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2006 - 2015 - Pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
03.10.2005 - 06.11.2006 - Stazh Profesional pranë Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Gjithashtu është angazhuar në vazhdimësi si ekspert i Shkollës së Magjistraturës për trajnimet vazhduese mbi Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të drejtën e brendshme, në fushën e procedurës civile, të drejtës administrative, etj.

Arsimi dhe Doktoratura ose Master
04.03.2016 - Doktoraturë, Universiteti i Tiranës.
2013 - Studime Pas Universitare "San Diego" Kaliforni, si përfitues i bursës Fulbright nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
2008 - Certifikuar nga Këshilli i Europës si trajner kombëtar për Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
2006 - Shkolla e Magjistraturës.
10.07.2003 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Punime Shkencore
- Në sferën akademike ka dhënë gjithashtu një kontribut të vyer si autor dhe bashkautor i disa botimeve, cikël leksionesh dhe artikujve shkencore në fushën e procedurës civile, të drejtës civile dhe të drejtave të njeriut, nga të cilët veçojmë bashkëautorësinë në librat:
"Procedurë Civile” (Pjesa I-Botimi II, 2018)
“Procedurë Civile” (Pjesa II-Botimi II, 2018)
Cikli i leksioneve për studentët e Fakultetit të Drejtësisë.
“E Drejta e Detyrimeve I” dhe “E Drejta e Detyrimeve II” (2008).
- Z. Vokshi është pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, në të cilat ka referuar për tematika të ndryshme ligjore.

Kualifikime te veçanta
- Kualifikuar nga KPK, konfirmuar në detyrë pas procesit të Vetingut.

Vendime të Institucioneve të kualifikimit
- Vendim i KPK-së nr. 242, datë 28.02.2020 - Subjekti i rivlerësimit z. Asim Vokshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
- Mosankim i vendimit nr. 242, datë 28.2.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Asim Vokshi.

Vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale
2007-2009 - Vlerësuar "Shumë mirë"

Masa disiplinore në fuqi vërejte
- Nuk ka masa disiplinore.
CV
Shkarko CV Asim Vokshi
Dokumenta te tjera
  1. Prezantim i anëtarit të Gjykatës së Lartë z. Asim Vokshi në faqen zyrtare të saj.
  2. Vendim i KLGJ-së nr. 601, datë 04.12.2020 "Për kualifikimin e kandidatit Asim Vokshi dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Lartë....".
  3. Vendim i KPK-së nr. 242, datë 28.02.2020 - Subjekti i rivlerësimit z. Asim Vokshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
  4. Njoftim i IKP-së për mosankimin e vendimit nr. 242, datë 28.2.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Asim Vokshi.
  5. Vetëdeklarim i Pastërtisë së Figurës, datë 27.04.2016 në kuadër të ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjdhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike", z. Asim Vokshi.
  6. Njoftim i KPK-së për subjektin e rivlerësimit z. Asim Vokshi.
  7. Lista e gjyqtarëve pjesëmarrës në aktivitetet trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, prill – qershor 2020.
  8. Lista me emra të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë , të Gjykatave të Apelit dhe gjyqtarëve të Gjykatave Administrative, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për t'u përfshire në shortin për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dërguar Presidentit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, datë 15.11.2019.
  9. Vendim i KLGJ-së nr. 576, datë 20.11.2020 "Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Asim Vokshi të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë....".
  10. Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13188, datë 29.07.2021 "Për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë" z. Asim Vokshi.
  11. Njoftim për Median, datë 10.09.2021 - Gjykata e Lartë.
Deklarimi Pasuror
shiko deklarimin e plotë

Në këtë ndërfaqe janë të dhëna dhe dokumenta që lidhen për profilin dhe integritetin profesional të individëve Prokuror, Gjyqtar dhe Anëtar të Institucioneve të Drejtësisë. Qëllimi i ndërfaqes është të krijojë akses të lehtë tek kjo kategori informacioni. Po në këtë ndërfaqe janë të publikuara edhe dokumente të karakterit vetëdeklarim sipas kërkesave të Ligjit dhe publikime shkencore të këtyre individëve në shkenca juridike. Të dhënat dhe dokumentet janë të lejuara për akses të gjerë në informim.

*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu,