img
    Nga: Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) datë: 11 Dhjetor 2018

Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 11.12.2018

Aksesi i pjesëmarrjes, nga publiku, shoqëria civile, institucionet e tjera të interesuara dhe mediat lokale është respektuar. Etika e sjelljes së trupit gjykues është e rregullt dhe të folurit të kuptueshëm.
Deklarohen nga relatori i çështjes dhe konfirmohen nga subjekti respektimi i të drejtave procedurale si: është njoftuar për procedurën e fillimit të rivlerësimit dhe përbërjen e trupës gjykuese, për të cilët nuk ka pasur deklarim për konflikt interesi.
Është njohur me dokumentet e dosjes dhe të drejtat e tij në përputhje me K.Pr. A. i janë dhënë disa ditë kohë për t'u njohur me dosjen, dhe për të disponuar kopje të saj, si dhe iu bën të ditura rezultatet e hetimit administrativ. I rezervohet e drejta përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dhe trupit gjykues të drejtojnë pyetje, dhe iu dha mundësia e fjalës në seancë dëgjimore subjektit të rivlerësimit. Kohëzgjatja e seancës dëgjimore është e arsyeshme ( 18 minuta).
Trupi gjykues tërhiqet për shpalljen e dispozitivit të vendimit, duke shtyrë dhënien e vendimit me 2 ditë. Sa më sipër, seanca dëgjimore e subjektit të rivlerësimit plotëson kriteret që referon ligji nr 84/2016, Kodi i Procedurës Administrative (Nenet 45-47) dhe Aneksi shtojcë e Kushtetutës, referuar të drejtave procedurale dhe respektimit të elementeve përbërës të procesit të rregullt ligjor, mbrojtjes efektive, aksesit në gjykim, kohëzgjatjes së arsyeshme të seancës

Lexo më shumë
*Informacioni i mësipërm është marr nga këtu