Tabela paraprake e vlerësimit të fakteve/vlerësimit nga monitorimi, Datë: 13.12.2018
Aksesi i pjesëmarrjes, nga publiku, shoqëria civile, institucionet e tjera të interesuara dhe mediat lokale është respektuar. Etika e sjelljes së trupit gjykues është e rregullt dhe
të folurit të kuptueshëm.
Deklarohen nga relatori i çështjes dhe konfirmohen nga subjekti respektimi i te drejtave proceduriale si: është njoftuar për procedurën e fillimit të
rivlerësimit dhe përbërjen e trupës gjykuese, për të cilët nuk ka pasur deklarim për konflikt interesi, është njohur me dokumentet e dosjes dhe të drejtat e saj në përputhje
me K.Pr. A. i janë dhënë disa ditë kohë për tu njohur me dosjen, dhe për të disponuar kopje të saj, si dhe iu bën të ditura rezultatet e hetimit administrativ, i rezervohet e
drejta përfaqësuesit të ONM, dhe trupit gjykues të drejtojnë pyetje, dhe iu dha mundësia e fjalës në seancë dëgjimore subjektit të rivlerësimit.
Kohëzgjatja e seancës
dëgjimore është e arsyeshme ( 22 minuta).
Trupi gjykues tërhiqet për shpalljen e dispozitivit të vendimit, duke shtyrë dhënien e vendimit me 4 ditë. Sa më sipër, seanca
dëgjimore e subjektit të rivlerësimit plotëson kriteret që referon ligji nr 84/2016, K.Pr.A (Nenet 45-47) dhe Aneksi shtojcë i Kushtetutës, referuar te drejtave proceduriale dhe
respektimit të elementeve përbërës të procesit të rregullt ligjor, mbrojtjes efektive, aksesit në gjykim, kohëzgjatjes së arsyeshme të seancës.
Megjithatë, Komisioni referoi në
seancë vetëm qëndrimet e mbajtura nga institucionet ndihmëse raportuese, dhe nuk pasqyroi veprimet konkrete të ndërmarra në kuadër të hetimit të pavarur kryesisht apo
aktet provuese.