Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 13.03.2024
Rendi i ditës:
1. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e
kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj
magjistrates znj. {...} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të
Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës – seanca në orën 10:00. (çështje e shtyrë nga
mbledhjet plenare të datave 15.02.2024 dhe 29.02.2024.)
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e listës
përfundimtare të gjyqtarëve që do të marrin pjesë në hedhjen e shortit për plotësimin e
vendit vakant në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit
Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi shpërndarjen e disa
pajisjeve të teknologjisë së informacionit, në gjykatat e të tre niveleve”, i përgatitur nga
Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e
plotësimit nga kandidatja znj. Klodiana Veizi të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në
detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për pozicionet e lira në
fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 239, 240, 241, datë 24.05.2023, të
Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera
ligjore të kandidimit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z.
Klodian Kurushi).
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e
plotësimit nga kandidatja znj. {...} të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në
Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionet e lira në fushën e së
drejtës civile, të shpallura me vendimet e këshillit nr. 239, nr. 244, nr. 247 datë
24.05.2023 dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të
kandidimit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Ridvan
Hado).
6. Zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e
kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj
magjistratit z. {...}, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të
Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e
plotësimit nga kandidati z. {...}, të tre prej kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë
në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e së
drejtës civile, të shpallur me vendimin e këshillit nr. 241 datë 24.05.2023 dhe vijimin e
procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit”, i përgatitur nga
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Ridvan Hado).
8. : Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e
procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me
vendimin nr.24, datë 18.01.2023, për kandidatit z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i
Zhvillimit të Karrierës (relator z. Alban Toro).
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e
procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me
vendimin nr.22, datë 18.01.2023, për kandidatit z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i
Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e
procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me
vendimin nr.23 datë 18.01.2023, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i
Zhvillimit të Karrierës (relator z. Alban Toro).
Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e
procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për
pozicionin e lirë në fushën e së drejtës civile, të shpallur me vendimin e Këshillit nr.247,
datë 24.05.2023, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të
Karrierës (relator z. Alban Toro).
12. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e
procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për
pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502, datë
21.11.2022, për kandidaten znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës
(relator z. Klodian Kurushi).
13. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shqyrtimin e
kërkesës për qëndrim në detyrë deri në moshën 70 vjeç të z. {...}”, i përgatitur nga
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Alban Toro).
14. Shqyrtimi i projekt-opinionit “Mbi kandidatët që
kanë aplikuar për t’u komanduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
15. Shqyrtimi i projektvendimit “Për dërgimin e emrit të
kandidatit i cili ka aplikuar për t’u komanduar në pozicionin “ndihmësmagjistrat” në
Gjykatën e Lartë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian
Kurushi).
16. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e
kandidates znj. {...}, nga procedurat e komandimit si “ndihmësmagjistrat” në Gjykatën
Kushtetuese”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian
Kurushi).
17. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e
procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit në procedurat e lëvizjeve
paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e Durrës,
të shpallura me vendimet nr. 73, 74, 75, 76, 77, 78, 79, 80, 81, 82, 83, 84, 85, 86 datë
20.02.2024 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të
Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).
18. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e
gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme
nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i
Zhvillimit të Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).