Mbledhja Plenare NR.03 e KLP-së datë 21 Janar 2019, Ora 10:00
Rendi i ditës:
- Verifikimi i pjesëmarrjes dhe i kuorumit;
- Prezantim i shkurtër nga Kryetari i Këshillit mbi:
(i) Ecurinë e procedurave për plotësimin e pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
(ii) Ecurinë e procedurave për verifikimin e pasurisë dhe të figurës të kandidatëve për prokurorë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës;
(iii) Tranzicioni i detyrave dhe përgjegjësive për vlerësimin e aftësive profesionale të prokurorëve në kuadër te procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
- Shqyrtimi i projekt vendimit për miratimin e strukturës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe propozimin e buxhetit për vitin 2019;
- Shqyrtimi i projekt vendimit mbi kërkesën e dy prokurorëve për deklarimin e mbarimit të caktimit të përkohshëm;
- Shqyrtimi i projekt vendimit për nisjen e procedurave për plotësimin e 6 pozicioneve pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes procedurës së komandimit të prokurorëve;
- Shqyrtimi i projekt vendimit mbi shkarkimin e prokurorit Tom Deda;
- Të tjera.