Vendim i KLGJ-së Nr. 329 datë 17.09.2020
Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. {…}, në procedurat e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 87, datë 26.02.2020 dhe për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 243, datë 09.07.2020, të kritereve të “përvojës profesionale minimale”, të “mospasjes masë disiplinore në fuqi” dhe të “mosqenies në situatën e papajtueshmërisë ambientale”.