Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni e akuzoi komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi se po gënjen për arritjen e qeverisë të pasqyruara në progres raportin e 2020.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami takoi sot kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko dhe kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla.
Prokurorja Afërdita Ndoi u pyet në seancë dëgjimore lidhur me qëndrimet e mbajtura prej saj në dy çështje hetimore të verifikuara pas një denoncimi anonim dhe deklarimet për pagesën e disa kësteve për blerjen e një apartamenti.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për mundësitë financiare të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Flora Hajredinaj dhe vjehrrit të saj për një dhuratë prej 40 mijë eurosh, ndërkohë që në seancë u debatua edhe mbi dy qëndrime të ndryshme të DSIK.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përjashtuar nga garë për Gjykatën Kushtetuese katër kandidatë, ndërsa ka kualifikuar vetëm një: Sokol Binaj, gjyqtar në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsioni.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të martën nga detyra gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena, për shkak të problemeve me pasurinë.