322 magjistrantë i janë nënshtruar vetingut nga të cilët 128 janë shkarkuar, 74 janë dorëhequr dhe 118 janë konfirmuar. Këto shifra i bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një konferëncë për shtyp të martën.
Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtares së re të Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerësoi se kur ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës dha dorëheqjen nga detyra, duhej të kishte konsideruar edhe pasojat juridike që do t’i sillte në vijimësinë e karrierës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në unanimitet kofirmimin në detyrë të prokurorit Adriano Dyrmishi.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i tërhoqi vëmendjen KPK-së për hetimin e cekët ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi, por e ka vendimin e shkarkimit në fuqi me shumicë votash.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehu mbështetjen e Amerikës për reformën në drejtësi, e veçanërisht për procesin e vetingut. Në një postim në Twitter të hënën, Kim tha se ka biseduar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për sfidat dhe presionet me të cilat hasen gjatë punës.