Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të riçelë shqyrtimin gjyqësor për prokurorin e Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj – i pezulluar nga detyra për trajnim të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi i KPK kontestohet nga Komisioneri Publik dhe vetë Gokaj.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të martën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Tiranës Neritan Cena. Gjatë hetimit administrativ për të, Cenës iu gjetën transaksione të dyshimta në prona dhe automjete.
Komisioneri Publik ankimoi vendimin e konfirmimit të gjyqtares së Apelit Tiranës, Elona Toro.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokuroren pranë Prokurorisë së Përmetit, Silvana Pani.
Komisioni gjeti probleme të shumta me pasurinë dhe pamundësi financiare në vlera të mëdha. Gjithashtu, u identifikua edhe gjendja e prokurores Pani në kushtet e konfliktit të interesit në nënshkrimin e disa kontratave për blerje karburanti me shoqërinë në pronësi të vëllait të bashkëshortit.
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Elona Toro, duke e konsideruar hetimin e KPK-së të paplotë dhe vendimin e marrë si të pabazuar në “prova dhe ligj”.