Mbledhja Plenare NR.74 e KLP-së datë 27 Tetor 2020, Ora: 11:00
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 15.10.2020.
2. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Afërdita Ndoi,
prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të ushtrojë funksionin
e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës”.
3. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Albert Murçaj,
prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet
përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës
së Parë Shkodër”.
4. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lazër Çardaku,
prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të ushtrojë funksionin
e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër”.
5. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lorenc Mërkuri,
prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, të caktohet
përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës
së Parë Sarandë”.
6. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Erion Çela, prokuror
në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, të caktohet përkohësisht të
ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”.
7. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Asllan Bajramaj,
prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, të caktohet
përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës
së Parë Përmet”.
8. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Brahim Dragjoshi,
prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, të caktohet përkohësisht të
ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër”.
9. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Ludovik Doda,
prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, të caktohet përkohësisht të
ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës”.
10. Miratimi i projektvendimit “Për caktimin e përkohshëm të një prokurori në funksionin e
Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë”.
11. Miratimi i projektvendimeve “Për miratimin e relacioneve për përfundimin e verifikimit të
pasurisë dhe figurës së kandidatitëve për programin e formimit fillestar të Shkollës së
Magjistraturës në vitin akademik 2020-2021”.
12. (Miratimi në parim) i projekt-rregullores “Për mënyrën e kompensimit për orët shtesë të
punës të kryera nga nëpunësit civilë të prokurorisë”.
13. Miratimi i projektvendimit” Për miratimin e pjesëmarrjes së prokurorëve në aktivitetet
trajnuese të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021”.
14. Miratimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr.171 datë 27.09.2019
“Miratimi i rregullores për proçedurën e verifikimit të kushteve të kritereve ligjore për
rekrutimin , emërimin si magjistrat dhe caktimin në pozicion të kandidatëve për prokuror”.
15. Miratimi i projektvendimit “Për shpalljen e vendeve vakante për Drejtues të prokurorive të
juridiksionit të përgjithshëm nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë”.
16. Miratimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit ad hoc pёr shqyrtimin e rasteve të
qëndrimit publik të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në mbrojtje të cënimit të figurës së
prokurorit”.
17. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).