Vendim i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për aplikimin nr. 15227/19. Çështja Xhoxhaj kundër Shqipërisë.
 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut:
1. Vendosi, në mënyrë unanime, si të papranueshëm ankimin sipas nenit 6/1 të Konventës në
lidhje me mungesën e paanshmërisë së anëtarëve të caktuar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe
ankimin sipas nenit 13, në lidhje me mungesën e pretenduar të mjeteve juridike efektive përkundrejt
shkarkimit nga detyra të kërkueses.
2. Vendosi, me shumicë votash, si të papranueshëm pretendimin, sipas nenit 8 të Konventës në
lidhje me ndalimin e përjetshëm të ushtrimit të profesionit.
3. Vendosi, në mënyrë unanime, si të papranueshëm pjesën tjetër të aplikimit.
4. Vendosi, me gjashtë vota pro dhe një kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 6/1 të
Konventës, në lidhje me mungesën e pretenduar të pavarësisë dhe paanësisë së organeve të
rivlerësimit.
5. Vendosi, me pesë vota pro dhe dy kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës
në lidhje me parregullsinë e pretenduar të procesit.
6. Vendosi, me pesë vota pro dhe dy kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës
në lidhje me mungesën e pretenduar të seancës publike para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
7. Vendosi, me pesë vota pro dhe dy kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 6/1 të Konventës
në lidhje me shkeljen e pretenduar të parimit të sigurisë ligjore.
8. Vendosi, me pesë vota pro dhe dy kundër, që nuk ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës.