Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit të Shkodrës, <b>znj.Valbona Vata</b> pas procesit të vetingut për të tre kriteret e rivlerësimit. Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Valbona Vata e kaloi me sukses sprovën e vetingut dhe u konfirmua në detyrë. Vendimi u shpall mëngjesin e së mërkurës nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Valbona Sanxhaktari.
Kandidatja për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto është tërhequr nga gara, njofton KED, i cili ka përfunduar sot procedurat për verifikimin dhe vlerësimin e saj.
Kalo, një avokat biznesi në Tiranë, u emërua nga Presidenti Ilir Meta gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese pasi u rendit i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese u bë në këtë mënyrë me gjashtë anëtarë, nga nëntë që duhet të ketë.
OSBE ka reguar për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetues me emërimin e anëtarit të 6-të të saj, Përparim Kalo. OSBE e cilëson lajm fantastik, ndërsa shkruan në latinisht 'Ad Majora' një frazë e përdorur si dëshirë për të arritur rezultate gjithnjë e më pozitive në punën e dikujt.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas miratimit në Parlament të ndryshimeve në Kodin Penal. Ambasadorja amarikane thotë se "kështu ka përfunduar kodifikimi i marrëveshjes së 5 qershorit të Këshillit Politik mbi reformën zgjedhore".
Ndërsa pritet të emërohet anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë bërjes funksionale të kësaj gjykate, ambasada amerikane në Tiranë thekson se reforma në drejtësi nuk do të jetë as e shpejtë dhe as perfektë, por që vazhdon të ecë përpara hap pas hapi.