Prokurori i Apelit të Tiranës, Arben Qosja u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit në të tre kriteret.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka nisur procesin e verifikimit të kandidaturave për zëvendësimin e dy vendeve vakante në gjykatën Kushtetuese.
Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf ka theksuar se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një ndër kushtet kryesore për integrimin e vendit në BE.
Këshilli i Lartë Gjyqësor shtyu seancën për kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.
Dyshimet e ngritura nga Komisioneri Publik ndaj prokurores së Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, për një kredi për strehim dhe konflikt interesi, u rrëzuan gjatë hetimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës lidhur me zhvillimin e procedurës së shortit për caktimin e anëtarit relatorë për ndjekjen e proçedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant , vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur përsëri nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11742 datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.