Vettingu ka konfirmuar në detyrë vetëm 1 anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe 5 të tjerë ose 71% e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë shkarkuar nga detyra. Ndërkohë 1 anëtar i Gjykatës Kushtetuese ka dhënë dorëheqjen nga detyra dhe processi i Vettingut për të është ndërprerë.
Rezulton se deri më datë 31.12.2024, datë në të cilën përfundon mandati kushtetues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit sipas pikës nr. 8 të nenit 179/b të Kushtetutës së Republikë së Shqipërisë, do të përfundojë procesi i Vettingut për 93 subjekte, përkatësisht 39 subjekte femra dhe 54 meshkuj në profilin gjyqtar, prokuror dhe ndihmës ligjorë.
Numrin më i madh i shkarkimeve sipas kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikës e Shqipërisë”. është Kriteri i Kontrollit të Pasurisë, Deklarimit të Pamjaftueshëm. 61.18% e personave të shkarkuar janë për shkak të kriterit të pasurisë deklarim i pamjaftueshëm. Praktika e Institucioneve është kufizuar në verifikimin e kriterit pasuror duke mos u thelluar tek të gjitha kriteret nëse verifikimi i kriterit në fjalë do të rezultonte problematik. 31.58% e subjekteve janë shkarkuar për më shumë se një kriter të parashikuar në nenin 63 të Ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikës e Shqipërisë.
DSIK konstaton papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës për prokurorin Fatmir LUSHI Gjatë monitorimit të seancës dëgjimore të zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, me subjektin e vettingut, Z. Fatmir Lushi, Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan, u morën në analizë vetëm dy nga tri kriteret e rivlerësimit të përcaktuara në ligjin 84/2016.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi më 16 prill, ora 11:00 seancën dëgjimore me subjektin Znj.Esmeralda Çeka, Gjyqtare/Kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
Më datë 26.04.2019, u zhvillua seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Znj. Elidiana Kasa, me detyrë Prokurore/Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë. Trupi gjykues, informoi në fillim të seancës se subjekti rivlerësimit i është nënshtruar hetimit administrativ ex-officio, si dhe anëtarët e KPK deklaruan mos pasjen e konfliktit të interesit me subjektin e rivlerësimit.