Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 05.10.2023
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga
Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit:
1.1 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të znj. {...}, për pozicionin e ndihmësit
ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të
Përgjithshëm;
1.2 Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të znj. {...}, për pozicionin e ndihmësit
ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e
kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të
Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 17,
datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të
Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e
procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me
vendimin nr. 19, datë 18.01.2023, për kandidatin z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i
Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e
gjyqtares znj. {...} në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të
Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e
kandidates {...} dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së
Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës
civile, të shpallur me vendimin nr.19, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i
përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e
procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e
procedurës së vlerësimit etik dhe profesional me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit
(gradimin) të gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit”, i përgatitur
nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e
gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme
nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i
Zhvillimit të Karrierës.