Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.11.2023
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës
së komandimit në Shkollën e Magjistraturës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga
radhët e gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shfuqizimin e
vendimit nr. 559, datë 01.12.2021 të Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e
procedimit disiplinor të filluar ndaj ish-magjistratit {...} dhe vijimin e shqyrtimit të tij”, i
përgatitur nga Komisioni Disiplinor.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin dhe
përllogaritjen e pagës referuese bazë të magjistratit (gjyqtar), për periudhën 1 janar 2019
deri më 08 janar 2023”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik,
Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në
vendimin nr. 280, datë 10.12.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e
gjyqtarëve për mediat””, i ndryshuar, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik,
Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e
përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesës së znj. {...}”, i
përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e
përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të mundësisë fizike
dhe mendore për ushtrimin e funksionit të gjyqtarit nga z. {...}”, i përgatitur nga
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe
profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e
vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtares {...}.
8. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe
profesional të gjyqtares {...}, për periudhën 2017 – 2019”.
9. Shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe
profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e
vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtarit ...