Mbledhja Plenare NR.64 e KLP-së datë 15 Korrik 2020, Ora: 12:30
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 08.07.2020 dhe të datës
13.07.2020.
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Gjon Fusha, prokuror në
Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, përkohësisht si drejtues të
Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj.Ollga Visi, prokurore në
Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, përkohësisht si drejtues të
Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë”.
4. Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për
prokurorët e diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2019 – 2020.
5. Hedhja e shortit për caktimin e relatorit për verifikimin e pasurisë dhe figurës për
kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në
formimin fillestar në vitn akademik 2019 – 2020.
6. Vazhdimi i procedurës me Eurojust.
7. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).
- Diskutim; “Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së
kandidatëve për prokurorë në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës në
vitin akademik 2020 – 2021”. (Pritet ditën e Enjte lista e kandidatëve të miratuar
nga Shkolla e Magjistraturës).
- Diskutim; “Hedhja e shortit për caktimin e relatorit per verifikimin e pasurisë
dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën
e Magjistraturës në formimin fillestar në vitin akademik 2020 – 2021”. (Pritet
ditën e Enjte lista e kandidatëve të miratuar nga Shkolla e Magjistraturës).