Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 04.06.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 90, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 91, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve, për pozicionet e lira të shpallura me vendimin nr. 83, datë 26.02.2020 dhe vendimin nr. 86, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 85, datë 26.02.2020, për kandidatin z. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për një pozicion të lirë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për një pozicion të lirë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për pozicione të lira në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 28.05.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.90, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit për rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 3 pozicione të lira.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përmbushjen, nga kandidati, të kritereve dhe kushteve të kandidimit, për t’u komanduar si pedagog i brendshëm, në Departamentin e Formimit Fillestar, të Shkollës së Magjistraturës”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për pezullimin e procedurave të lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë, emërimit të punonjësve të gjykatave, statusi i të cilëve rregullohet nga Ligji nr.98/2016 “Për organizmin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, propozim i disa anëtarëve.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e pjesëmarrjes së gjyqtarëve në trajnimin vazhdues pranë shkollës së magjistraturës për periudhën prill – qershor 2020”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e detajimit të fondeve shtesë në shpenzime personeli, në programin buxheti i gjykatave”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik dhe Administrimit të Buxhetit.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e disa automjeteve nga Gjykata e Lartë, pranë gjykatave të tjera dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik dhe Administrimit të Buxhetit.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Shqyrtimin e Ankimeve Kundër Vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për Arkivimin e Ankesës dhe Mbylljen e Hetimit ndaj Gjyqtarit”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik dhe Administrimit të Buxhetit.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 62, datë 30.01.2020, “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të pranimit në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë””, i përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm i ngritur me vendimin nr.62, datë 30.01.2020.
10. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës
11. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Mbledhja Plenare NR.58 e KLP-së datë 21 Maj 2020, Ora: 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjes plenare të datës 10.04.2020, datës 15.04.2020 dhe datës 24.04.2020.
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj.Rozeta Qirjaqi aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë si drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj. Dorina Bejko aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec si drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec”.
4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Julian Çafka aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër”.
5. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj. Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë”.
6. Miratimi i projektaktit “ Për miratimin e lejes së papaguar për arsye familjare për zj.Miranda Bushi, Prokurore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Mbledhja Plenare NR.57 e KLP-së datë 19 Maj 2020, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektvendimit “Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme dhe emërimin e tyre në detyrë”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 18.05.2020

Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 15.05.2020

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 05.03.2020, 30.03.2020, 06.04.2020, 16.04.2020 dhe 22.04.2020.
2. Shqyrtimi i projektvendimit për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Përkohshëm për hartimin e një plani veprimi lidhur me reduktimin e çështjeve të prapambetura dhe rritjen e efikasitetit në Gjykatën e Lartë, ngritur me Vendimin e KLGJ-së nr. 317, datë 19.12.2019, i përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e listës emërore të kandidatëve që plotësojnë kriteret për të marrë pjesë në provimin e pranimit në Programin e Formimit Fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë”, i përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.89, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i çështjes lidhur me caktimin e komisionit që do të përgatisë komentet për raportin e Shkollës së Magjistraturës për rezultatet e vlerësimit paraprak të kandidateve që kanë aplikuar për pranimin në formimin fillestar, për vitin akademik 2020-2021.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtarit {...}, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi opinionin për kandidaten znj. {...} në procedurën e komandimit si pedagoge e brendshme, në Departamentin e Formimit Fillestar, të Shkollës së Magjistraturës”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për statusin e këshilltarit/ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, të znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
10. Diskutim në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të mbledhjeve plenare për sa i përket mënyrës se si zhvillohen ato në kushtet e pandemisë.