Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 27.12.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin e fondeve buxhetore, shpenzimeve korente, në sistemin gjyqësor për vitin 2020”.

Mbledhja Plenare NR.41 e KLP-së datë 26 Dhjetor 2019, Ora 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës”.
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Violeta Shkurta në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”.
4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Arben Dyla në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë”.
5. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Françesk Ganaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë”.
6. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Alma Bramo në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës”.
7. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Suela Beluli në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës”.
8. Miratimi i vendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për znj.Marjana Shtjefni, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për shkak të dorëheqjes”.
9. Miratimi i projektaktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokuroren Anisa Qilimi.
10. Miratimi i projektaktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Ludovik Doda.
11. Miratimi i projektaktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Spartak Çoçoli.
12. Miratimi i projektaktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokuroren Natasha Shallapi (Prifti).
13. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime. Në varësi të vendimmarrjes së Këshillit lidhur me caktimin e përkohshëm të prokurores Alma Bramo në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, të shihet mundësia e një vendimmarrjeje për caktimin e përkohshëm të një prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.).

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 24.12.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpërndarjen e automjeteve të reja dhe atyre në përdorim, në sistemin gjyqësor”.

Procesverbal Nr.38 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 23.12.2019, Ora 13:30

Rendi i ditës :
1. Miratimi i listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve të lejuar për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019.
2. Miratimi i raportit për renditjen e kandidatëve të lejuar për plotësimin e vendit vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019 dhe rishpallur për plotësimin e kandidaturave në datën 09.09.2019

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 20.12.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore të gjykatës së rrethit gjyqësor Lezhë dhe transferimin e përkohshëm të selisë së saj në ndërtesën e prokurorisë pranë kësaj gjykate”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 19.12.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 04.11.2019, 12.11.2019, 13.11.2019, 21.11.2019, 02.12.2019, 03.12.2019, 04.12.2019 dhe 05.12.2019.
2. Vazhdimi i shqyrtimit të Raportit “Për vlerësimin e statusit individual dhe karrierën e inspektorëve të ish- Këshillit të Lartë të Drejtësisë” të përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm i Vlerësimit të Statusit Individual dhe Karrierën e Inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, (për dy inspektore znj. {...}dhe znj. {...} – vijim nga mbledhja e datës 22.10.2019).
3. Shqyrtimi i projektvendimit për “Shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Këshillin e Lartë Gjyqësor, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit”, bashkëpropozim i Komisionit për Zhvillimin e Karrierës dhe Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Raportimi mbi informacionin e Kryetarëve të Gjykatave në lidhje me veprimtarinë gjyqësore, për periudhën korrik - shtator 2019, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e tabelave standarde me të dhënat statistikore të nevojshme, për efekt të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve” i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për hartimin e një plani veprimesh lidhur me reduktimin e çështjeve të prapambetura dhe rritjen e efikasitetit në Gjykatën e Lartë”.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Hartimin e Rregullores së Brendshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
8. Dëgjesë me gjyqtarin {...} i cili ka paraqitur kërkesë për rikthimin në detyrën e gjyqtarit.