Mbledhja Plenare NR.40 e KLP-së datë 19 Dhjetor 2019, Ora 13:30
Rendi i ditës:
1. Deklarimi dhe dorëzimi nga ana e anëtarëve të KLP-së i deklaratave, lidhur me
pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave në kuadër të procesit të vendimmarrjes për
Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.
2. Miratimi i Vendimit “Për emërimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Rifat Kojku në pozicionin e
drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër”.
4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.
5. Miratimi i rregullave për transferimin e personelit administrativ të Prokurorisë pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së
Apelit për Krime të Rënda në Prokurorinë e Posaçme.
6. Miratimi i projektvendimit “Për plotësimin e pozicionit të Drejtorit të Kabinetit të
Prokurorit të Përgjithëm, pozicionit të Drejtorit të Drejtorisë të Marrëdhënieve
Juridiksionale me Jashtë dhe Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe
pozicionit të specialistit/ ndihmësmagjistratit në Drejtorinë e Studimeve, Inspektimit
dhe Çështjeve të tjera Ligjore përmes procedurës së komandimit të prokurorëvë”.
7. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).