Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 26.09.2019
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit
të Lartë Gjyqësor të datave 19.07.2019, 23.07.2019, 26.07.2019, 30.07.2019 dhe
11.09.2019.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e një
anëtari të Këshillit të Lartë Gjyqësor në përbërje të Komisionit për Mbrojtjen e
Gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni për Planifikimin Strategjik, Administrimin dhe
Buxhetin.
3. Shqyrtimi i Raportit “Për vlerësimin e statusit
individual dhe karrierën e inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë” i përgatitur
nga Komisioni i Përkohshëm i Vlerësimin të Statusit Individual dhe Karrierën e
Inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e z. {...}
nga procedurat e komandimit, në pozicionin e pedagogut të brendshëm, në
Departamentin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës”, i përgatitur nga
Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.