Procesverbal Nr.29 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 09.08.2019, Ora 10.00
Rendi i ditës :
1. Diskutimi dhe vendimmarrja në lidhje me shpalljen e fillimit të procedurave të
vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve, për sa i përket vendeve vakante si më poshtë:
- Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese , vakancë e parakohshme, shpallur
nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.
- Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese , vakancë e parakohshme, shpallur
nga Kuvendi, në datën 28.08.2018.
- Vendi vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në
Drejtësi.
2. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës dhe zhvillimi i
intervistave, sipas ligjit, me kandidatët e lejuar për vendet vakante.