Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 06.04.2020

Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vijimin e pezullimit të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 30.03.2020

Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të caktimit të përkohshëm të gjyqtarit z. {...} pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e nismës për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë”, përgatitur nga Komisioni Përkohshëm i ngritur për këtë qëllim.
4. Caktimi i komisionit që do të përgatisë komentet për raportin e Shkollës së Magjistraturës për rezultatet e vlerësimit paraprak të kandidateve që kanë aplikuar për pranimin në formimin fillestar, për vitin akademik 2020-2021”

Mbledhja Plenare NR.51 e KLP-së datë 25 Mars 2020

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë”.
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës”.
4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”.
5. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të një prrokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës”.
6. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të një prrokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së së Apelit Tiranë”.
7. Miratimi i projektaktit “ Për mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për Z.Arben Dollapaj”

Mbledhja Plenare NR.50 e KLP-së datë 18 Mars 2020

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjes plenare të datës 24.02.2020 dhe datës 04.03.2020.
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat”.
4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të dy prrokurorëve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.
5. Miratimi i projektaktit “Për miratimin e listës me emrat e kandidatëve për prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme të cilët plotësojnë kushtet ligjore pas vlerësimit paraprak.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 10.03.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë”.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 06.03.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi gjyqtarët e caktuar në çështje gjyqësore të veçanta në ish-gjykatat për krimet e rënda, sot gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për disa shtesa në vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 30 date 14.02.2019”.