Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 05.03.2020
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e grupit të
punës për funksionimin e sistemit të menaxhimit të çështjeve pranë Gjykatës së Posaçme
të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin dhe
shpërndarjen e punonjësve shtesë në disa gjykata”, i përgatitur nga Komisioni i
Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rialokimin e fondeve
për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë së godinave të gjykatave” i përgatitur nga Komisioni
i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për nxjerrjen nga
përdorimi të disa aseteve dhe transferimin kapital të pajisjeve të zyrave”, i përgatitur nga
Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e
“Rregullore për parandalimin e konfliktit të interesave dhe deklarimin e pasurive në
ushtrimin e funksioneve publike në Këshillin e Lartë Gjyqësor””, i përgatitur nga
Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e “Raport
Vjetor i Auditimit të Pushtetit Gjyqësor për vitin 2019”” i përgatitur nga Komisioni i
Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e
formularit të integruar të vlerësimit të gjyqtarit”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit
të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e
përhershëm në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar të gjyqtares {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës
së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit si gjyqtar të kandidatëve për
magjistratë, profili gjyqtar, që pritet të diplomohen në vitin akademik 2019-2020”, i
përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim
në vendimin nr. 112, datë 09.07.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, i ndryshuar”.
11. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve
gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Lartë.