Mbledhja Plenare NR.48 e KLP-së datë 24 Shkurt 2020, Ora 11:00
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve te mbledhjeve plenare të datës 05.02.2020 dhe 11.01.2020
të Këshillit.
2. Miratimi i raporteve për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit:
• Enrik Haxhija • Alketa Zifla • Abaz Muça • Bledar Maksuti • Marjeta Zaimi • Adriano Dyrmishi • Rozeta Qirjaqi
3. Miratimi i projekt vendimit pёr caktimin e përkohshёm tё një prokurori në pozicionin
e prokurorit pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
4. Miratimi i projekt vendimit pёr caktimin e përkohshёm tё një prokurori në pozicionin
e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
5. Miratimi i projektvendimit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit Julian Çafka në
pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
6. Miratimi i projekt vendimit për ndërprerjen e caktimit të përkohshёm tё prokurorit
Françesk Ganaj si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.
7. Prezantimi i opinioneve për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për t’u
komanduar pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. (kabineti i Inspektorit)
8. Prezantimi i opinioneve për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për t’u
komanduar në pozicionin Këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
9. Miratim i projekt vendimit për fillimin e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe
figurës për kancelarët në detyrë në sistemin e prokurorisë.
10. Miratim i projekt vendimit për fillimin e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe
figurës për kandidatët që kanë shprehur interesin për t’u komanduar si inspektor në
ILD.
11. Miratim i projekt vendimit për shtyrjen e afatit të aplikimit për plotësimin e 2 (dy)
pozicioneve vakante si prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit
dhe Krimit të Organizuar (këtej e tutje Prokuroria e Posaçme).
12. Miratimi i projekt vendimit për fillimin e procedurave të komandimit të një magjistrati
prokuror pranë EUROJUST për një periudhë 30 mujore
13. Të tjera, (hedhja e shortit për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit të cilët do të jenë
pjesë e Komisionit të Posaçëm për vlerësimin paraprak të kandidatëve për prokurorë
në Prokurorinë e Posaçme, bazuar në nenin 11 të Rregullores).