Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 24.04.2019
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimit të projektvendimit “Për deklarimin e
mbarimit të statusit të magjistratit, për shkak dorëheqjeje të gjyqtarit {...}”, duke iu
referuar kërkesave të tij të datës 08.01.2019 për dorëheqje nga detyra e gjyqtarit dhe të
datës 26.03.2019 për tërheqje nga kërkesa për dorëheqje, përgatitur ky nga Komisioni i
Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e
gjyqtarëve {...} dhe {...} nga procedura e ndarjes së çështjeve me short” përgatitur nga
Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit
të Përkohshëm për vlerësimin e statusit individual dhe karrierën e inspektorëve të ishKëshillit të Lartë të Drejtësisë”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Shqyrtimi i projektvendimeve mbi fillimin e
procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë të
përkohshëm për transferim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër dhe
në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të
Karrierës.
5. Dhënie e opinionit mbi kandidatët që kanë aplikuar për
t’u komanduar si pedagog i brendshëm, në Departamentin e Formimit Fillestar, të
Shkollës së Magjistraturës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi statusin e
magjistratit dhe mbarimin e tij për disa ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë që iu ka mbaruar
mandati”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e një
anëtari të Këshillit të Lartë Gjyqësor për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet
me publikun”.