Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 27.03.2019
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave,
28.02.2019 dhe 12.03.2019 nga anëtarët e Këshillit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, për
shkak dorëheqjeje, të gjyqtarit Arben Zefi”.
3. Shqyrtimi i relacionit mbi dhënien e komenteve dhe kundërshtimeve për raportin e
Shkollës së Magjistraturës për rezultatet e vlerësimit paraprak të kandidateve që kanë
aplikuar për pranimin në formimin fillestar, për vitin akademik 2019-2020, profili
gjyqtar”.
4. Miratimi i projektvendimit “Për ndryshimin e vendimit nr. 47, datë 18.03.2019, të
Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
5. Miratimi i projektvendimit “Për ndryshimin e vendimit nr. 35, datë 19.02.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
6. Shqyrtimi i kërkesës së gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Flora
Hasimi, për përfitimin e lejes së papaguar, për një periudhë 4-5 javore, nga ushtrimi i
detyrës së gjyqtares, për shkaqe shëndetësore, duke filluar nga 5 prill 2019 deri më
datë, jo më larg se 18 maj 2019.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e rregullores për organizimin dhe
funksionimin e komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër
vendimeve të kryeinspektorit të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e
ankesës ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari“.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e anëtarit zëvendësues në Komisionin e
Përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të kryeinspektorit të ishKëshillit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesës ose pushimin e hetimit ndaj një
gjyqtari”.