Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 28.02.2019
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit
të Lartë Gjyqësor të datave, 07.02.2019, 14.02.2019 dhe 19.02.2019 nga anëtarët e
Këshillit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për praktikën
profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës”, i përgatitur
nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.
3. Shqyrtimi i projekt-udhëzimit “Mbi pagesat e
gjyqtarëve në ditët e pushimit javor dhe festave zyrtare” të përgatitur nga Komisioni i
Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Deklarimi i mbarimit të statusit të magjistratit për
shkak të mbushjes së moshës së pensionit në datën 15.02.2019, të gjyqtarit {...}, pranë
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
5. Deklarimi i mbarimit të statusit të magjistratit për
shkak të mbushjes së moshës së pensionit në datën 26.02.2019, të gjyqtarit {...}, pranë
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një shtesë në
vendimin nr. 35, datë 19.02.2019 “Mbi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve
gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në
mënyrë të përhershme” të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
7. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve
gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionin në
mënyrë të përhershme.