Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur poshtë kërkesën e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Fierit, Fatmir Lushi, i cili kundërshtonte vendimin e shkarkimit të tij nga KPK-ja dhe kërkonte rikthimin në punë.
SPAK ka hapur zyrtarisht garën për pozicionet “hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Në njoftimin e BKH-së shkruhet se kandidatët duhet të kenë eksperiencë në fushat e përcaktuara në Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, si dhe në fushat që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (Ekonomik, Teknologji e Informacionit).
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe kreun e BKH, Aida Hajnaj.
Me nisjen zyrtarisht të detyrës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, drejtuesja Aida Hajnaj ka pritur në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuaa të amerikës në Tiranë Yuri Kim.
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) do të hedhë të martën, më 8 shtator shortin për 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.
Sesioni i ri i Kuvendit të Shqipërisë ka mbledhur ditën e sotme deputetët, pas pushimeve verore. Në fjalën e tij, kreu i parlamentit, Gramoz Ruçi, theksoi se “Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale dhe më 1 janar të 2021 të ketë filluar punën”.