Pas dorëheqjes nga statusi i magjistratit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj.
Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurive.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) refuzoi të shqyrtojë kërkesën e Ardian Dvoranit për të vazhduar detyrën si anëtar i saj. KED argumentoi se shqyrtimi i kërkesës nuk është kompetencë e saj të vendosë mbi këtë kërkesë.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka lejuar kandidimin e gjyqatrit Altin Binaj për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për vendimin e shpallur vakant nga Presidenti Meta. Vendimi u morr pas mbledhjes së 16 shtatorit.
Gjyqtari i gjykatës së Apelit të Durrësit Tritan Hamitaj u përball në KPK me dyshimet për pasuri të fshehur, kontrata fiktive huaje, mungesë burimesh dhe deklarime të pasakta. Hamitaj replikoi duke vënë në dyshim metodologjinë e KPK për llogaritjen e shpenzimeve, ndërsa pretendoi se procesi ishte i parregullt dhe se nuk i ishte dhënë mundësia e mbrojtjes efektive.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh të ligjshme për tre ngastra toke që zotëron gjyqtari Bib Ndreca, për blerjen e të drejtave reale të një apartamenti dhe një Benzi të dhuruar nga vëllezërit. Për krijimin e këtyre pasurive, Ndreca kishte deklaruar si burime krijimi të ardhura nga vëllezërit nga emigracioni dhe aktiviteti privat dhe një hua 5.5 milionë lekë të marrë po prej tyre. Ndreca i kundërshtoi gjetjet e Komisionit dhe kërkoi rishikimin e analizës financiare.