Komisioni i Pavarur i Kualifikimit identifikoi pamundësi të prindërve në vlerë të vogël për dhënien e një huaje dhe të bashkëshortit për blerjen e një autoveture para fillimit të bashkëjetesës. Gjyqtarja Osmanaj dha shpjegime për të ardhurat të prindërve nga një aktivitet privat dhe pretendoi se ata kishin mundësi për kursimin e vlerës së huasë. Ajo u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizimin.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjykoi se subjekti i rivlerësimit duhej shkarkuar pasi kishte detyrimin për të dorëzuar deklaratat për pasurisë, figurën dhe profesionalizimit brenda afatit të përcaktuar. Pretendimet e Beçajt se nuk ishte “gjyqtare në detyrë” në kohën e zbatimit të ligjit të vetingut dhe se statusi i saj ishte i paqartë u vlerësuan nga KPK si i pabazuar në ligj e të paprovuara.
Vendimi i arsyetuar i shkarkimit të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari motivohet me mungesën e burimeve të ligjshme për 12 vite radhazi, me pasuri dhe transaksione të padeklaruara si dhe me veprën e “ndërtimit të paligjshëm” të një pallati –i cili u konsiderua nga KPK si cenim i besimit te drejtësia.
Pas një rekomandimi kritik të ONM-së, edhe Komisioneri argumenton se vendimi i KPK-së për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit Administrativ, Alkelina Gazidede është bërë në kushtet e interpretimit të gabuar të ligjit.
Vendimi i KPK-së për shkarkimin e prokurores së Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi u bazua kryesisht në mungesën e dokumentacionit për të ardhurat e bashkëshortit si emigrant në Greqi. Qirjaqi u rrëzua edhe në kriterin e figurës, pasi nuk kishte deklaruar dënimin e nipit për lëndë narkotike.
Gjatë dy muajve , korrik dhe gusht, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë 22 vendime ndër të cilat 9 janë shkarkime nga detyra, 10 konfirmime në detyrë.