Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajna ka bërë thirrje për aplikime për hetues të BKH-së, deri në datën 29 shtator.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shpallë vendimin për prokuroren Donika Prela më 25 shtator.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka vlerësuar të drejtë vendimin e Komisionit për shkarkimin e ish-Kryetarit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Fehmi Petku, i cili u shkarkua për probleme në të tri kriteret.
Të ardhurat e bashkëshortit si përkthyes, me taksa të pavërtetuara sipas KPK-së u bënë shkak për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Administrativ, Fjoralba Prifti.
Arjan Qafa u përball me probleme gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në të tri kriteret e rivlerësimit. Ai u përpoq të shmangte barrën e provës për 80 mijë euro cash të deklaruara nga bashkëshortja dhe 7.4 milionë lekë të përfituara si interesa huaje.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh në vlera të mëdha për pasurinë e krijuar dhe deklarime të pasakta.