Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar ankimin e Çenos kundër vendimit të KPK për shkarkimin e tij. Ndërkohë Çeno është në pritje të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me akuzën për korrupsion të ngritur ndaj tij dhe dy gjyqtarëve të tjerë të Gjykatës së Apelit Durrës.
Kolegji shtyu për herë të dytë seancën dhe ftoi gjyqtaren Regleta Panajoti të dëgjohet për pasojat që rrjedhin nga statusi i magjistratit. Gjithashtu ju kërkua informacion KLGj-së rreth njoftimit të vendimit për ndërprerjen e statusit të magjistratit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmonte në detyrë gjyqtaren Alkelina Gazidede, ndërsa dërgoi për inspektim dy vendime të saj dhe dy vendime të Gjykatës së Lartë.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të premten konfirmimin në detyrë të prokurores Manjola Kajana, pasi nuk u gjet në konflikt interesi për aplikimin e bashkëshortit si i pastrehë.
Përfaqësuesi ligjor i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla ka kërkuar kryerjen e hetimeve të mëtejshme për transaksionet e pronave dhe thirrjen e një dëshmitari.
Prokurori i Apelit Durrës Ludovik Dodaj arriti të kalojë me lehtësi vetingin në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por Komisioneri Florian Ballhysa apeloi vendimin duke argumentuar se Dodaj nuk është në gjendje të justifikojë pasurinë e tij të tundshme si dhe kursimet cash me një diferencë negative prej 3.1 milionë lekësh