Me një proces të hapur për përfshirje në korrupsion, prokurori Spartak Çoçoli u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mospërputhje në deklarimin e burimit të pasurive nga gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Irena Brahimi dhe balancë negative në vlerën 964 mijë lekë, ndërsa pati probleme edhe në dy kriteret e tjera.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit lexoi raportin e relatimit në mungesë të prokurorit Çoçoli, duke gjetur probleme të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Prokurorja e Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo) u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me detyrimin për të provuar ligjshmërinë e të ardhurave të bashkëshortit, për të cilat punëdhënësit kishin paguar detyrime mbi rrogën minimale.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se gjyqtari Sandër Simoni e ka plotësuar me saktësi e vërtetësi deklaratën e kontrollit të figurës. Gjithashtu, pretendimet e DSIK se mundej që Simoni të kishte influencuar në disa çështje u rrëzuan nga Komisioni, pasi rezultoi se ai nuk kishte qenë anëtar i trupave gjykuese.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj, pasi u konstatua në konflikt interesi.